LAJMI I FUNDIT:

Mjekët sllovakë mund të humbasin licencën për përhapjen e dezinformatave lidhur me COVID-19

Mjekët sllovakë mund të humbasin licencën për përhapjen e dezinformatave lidhur me COVID-19

Autoriteti monitorues i kujdesit shëndetësor në Sllovaki ka filluar hetimin e një grupi mjekësh të profilit të lartë për përhapjen e dezinformatave të rrezikshme lidhur me COVID-19, të cilat mund t’i çojnë ata në humbjen e licencave të tyre mjekësore.

“Është e papranueshme që një mjek të vërë në dyshim ekzistencën e COVID-19, të pretendojë se vaksinat janë një mashtrim ose të rekomandojë barna që nuk njihen për trajtimin e sëmundjes”, tha agjencia qeveritare të hënën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, grupi prej pesë mjekësh nën hetim kanë qenë aktiv në mediet sociale dhe në faqet e internetit të dezinformimit, duke rekomanduar ilaçin veterinar ivermectin dhe duke kundërshtuar vaksinimin. Njëri nga mjekët mori një gjobë prej 500 eurosh të lëshuar nga Dhoma e Mjekësisë Sllovake, një organizatë joqeveritare profesionale, por nuk arriti t’i jepte fund veprimtarive të tij.


Autoriteti qeveritar dëshiron të bëjë më shumë në luftën kundër dezinformimit dhe tani po ndan njohuritë me Dhomën Mjekësore Austriake, e cila tashmë ka hequr licencën e një mjeku për dhënien e informacionit mashtrues.

Agjencia iu ka kërkuar gjithashtu medieve që të mos publikojnë deklaratat e pesë mjekëve dhe iu ka kërkuar medieve sociale që fshijnë postimet e tyre dezinformuese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori