Mjekët ia dolën të kuronin përmes një trajtimi të ri HIV/AIDS, i cili i ishte paraqitur një gruaje në Denver, SHBA. Ajo u bë personi i tretë në botë që është shëruar nga kjo sëmundje deri më tani.
Ekspertët kanë përdorur një metodë të re të transplantimit të gjakut të kordonit kërthizor, duke hapur rrugën për shërimin e njerëzve me prejardhje të ndryshme racore. Gjegjësisht, gjaku i kordonit kërthizor është shumë më i qasshëm se qelizat staminale që përdoren zakonisht në transplantimin e palcës kockore dhe nuk duhet t’i përshtatet marrësit në aq shumë nivele.
Shumica e dhuruesve të qelizave staminale janë të bardhë dhe shumë të sëmurë me HIV të racave të tjera nuk përputheshin me donatorët, shkruan newyorktimes.
Gruaja në fjalë, e cila gjithashtu vuante nga leucemia, mori gjakun e kordonit të kërthizës për të trajtuar kancerin. Ajo kishte një donator pjesërisht të përputhur, në vend të praktikës tipike të gjetjes së një donatori të palcës kockore të një race dhe etnie të ngjashme. Ajo gjithashtu mori gjak nga një i afërm i saj për t’i dhënë trupit të saj mbrojtje të përkohshme imune gjatë transplantimit, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët besojnë se infeksioni HIV përparon ndryshe tek femrat sesa tek meshkujt. Megjithëse gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të HIV-it në botë, ato përbëjnë vetëm 11 për qind të pjesëmarrësve në provat e procesit të trajtimit.
Ilaçet antiretrovirale mund të kontrollojnë HIV-in, por nuk çojnë në një kurë të plotë. Sot, pothuajse 38 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje dhe rreth 73 për qind e tyre marrin mjekim.
Transplantimi i palcës së eshtrave nuk është një opsion realist për shumicën e pacientëve. Transplantet e tilla janë shumë invazive dhe të rrezikshme, kështu që ato zakonisht ofrohen vetëm për pacientët me kancer që kanë ezauruar të gjitha mundësitë e tjera.
Deri më tani në botë njihen vetëm dy raste të shërimit të plotë të HIV-it. “Pacienti nga Berlini”, Timothy Ray Brown, ishte pa viruse për 12 vjet, derisa vdiq nga kanceri në vitin 2020. Në vitin 2019 u publikua një rast i ri i tillë dhe Adam Castillejo u shërua.
Të dy morën palcën e eshtrave nga donatorët që kishin një mutacion që bllokon HIV-in. Ky mutacion është i pranishëm tek vetëm 20 mijë donatorë, shumica e të cilëve janë me origjinë nga Evropa Veriore.
Megjithëse transplantet e palcës së eshtrave tek këta burra ishin të suksesshme, ata e patën të vështirë rikuperimin nga procedura dhe patën efekte të ndryshme anësore. Brown pothuajse vdiq pas transplantimit dhe Castillejo humbi gati 70 kilogramë, humbi dëgjimin dhe pati infeksione të shumta brenda një viti nga trajtimi.
Në të kundërt, gruaja në rastin e fundit u largua nga spitali 17 ditë pas transplantimit dhe nuk zhvilloi një sëmundje në të cilën qelizat e donatorëve sulmojnë qelizat pritëse. Pacienti është i moshës së mesme dhe u diagnostikua me HIV në qershor të vitit 2013. Ilaçet antiretrovirale mbajtën nivelet e virusit të ulëta. Në mars 2017, ajo u diagnostikua me leuçemi mieloide akute.
Pacienti vendosi të ndërpresë terapinë antiretrovirale 37 muaj pas transplantimit. Më shumë se 14 muaj më vonë, ajo rezultoi negative për treguesit e HIV. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker