LAJMI I FUNDIT:

Mjekët kërkuan ndihmën e njësitit anti-bombë, për t’i larguar pacientit fishekzjarrin nga këmba (Foto)

Mjekët kërkuan ndihmën e njësitit anti-bombë, për t’i larguar pacientit fishekzjarrin nga këmba (Foto)

Mjekët e një spitali në Teksas të Shteteve të Bashkuara, kërkuan ndihëm e njësitit anti-bombë, për të larguar fishekzjarrin që kishte përfunduar në këmbën e një pacienti.

Fotografimi me rreze X, tregonte se mbi gjurin e 44-vjeçari të paidentifikuar ndodhej një mjet plasës, që mund të rrezikonte të gjithë në rast eksplodimi, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, kirurgët e kanë bërë rastin publik, duke kërkuar ndihmë profesionale, pasi besonin se mund të jetë edhe ndonjë kërcënim terrorist.


Fishekzjarri në këmbën e pacientit

Shkaku i rrethanave të komplikuara, të lënduarin e dërguan në një spital ushtarak në San Antonio, ku fillimisht e mbajtën në karantinë.

Kur u siguruan që fishekzjarri nuk do të ndizet, gjatë apo pas nxjerrjes, e caktuan edhe datën e intervenimit. Që gjithçka të shkonte në rregull, shmangën përdorimin e çdo mjeti të nxehtë.

Intervenimi është realizuar nën kontrollin e njohësve të predhave dhe kaloi pa eksplodim. Pacienti që qëndroi për dy javë nën kujdesin mjekësor, është lëshuar në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Trump refuzon të tregojë nëse do t'i kërkojë falje Zelenskyt

Trump refuzon të tregojë nëse do t'i kërkojë falje Zelenskyt

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Kalo në kategori