LAJMI I FUNDIT:

Mjekësia ligjore: Sazdovski ka ndërruar jetë për shkak të goditjeve

Mjekësia ligjore: Sazdovski ka ndërruar jetë për shkak të goditjeve

Me dëgjimin e personit ekspert nga mjekësia ligjore, i propozuar nga Prokuroria për dëshmi shtesë pas rikonstruktimit të ngjarjes, sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin e vdekjes së 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski.

Eksperti nga mjekësia ligjore tha se pas rikonstruktimit të ngjarjes dhe shqyrtimit të transkripteve, mbetet në qëndrimin se shkaktarë për vdekjen e sazdovskit janë goditjet që ka marrë nga të akuzuarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tashmë i ndjeri ka vdekur nga goditjet e fuqishme, e jo nga rënia ose goditja e asfaltit ose kutisë, duke pasur parasysh se në trup nuk janë konstatuar lëndime nga rënia në sipërfaqe të forta”, tha dëshmitari.


Avokati i të akuzuarve Naser Raufi, më herët kërkoi që edhe një herë të ftohet për të dëshmuar personi ekspert nga mjekësia ligjore, për të treguar nëse tashmë i ndjeri ka vuajtur ose ka pasur dhimbje gjatë ngjarjes.

Sipas aktakuzës, B.B dhe S.D së bashku me J.L që ndodhet në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar në mënyrë brutale e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusëve në Autokomandë. Nga lëndimet e marra, Sazdovski më 9 korrik 2018 ndërroi jetë në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv.

Të akuzuarit B.B dhe S.D janë në paraburgim në burgun “Shkupi” në Shuto Orizare, ndërsa për të akuzuarin e tretë i cili është i pakapshëm për organet e rendit, është lëshuar fletarrest ndërkombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori