LAJMI I FUNDIT:

Mjekër e rrudhur. Si ta shmangni?

Mjekër e rrudhur. Si ta shmangni?

Mjekër e rrudhur u bëhet atyre, që padashur e nxjerrin mjekrën përpara gjatë bisedës, gjumit, ose kur personi kërkon t'i japë fytyrës pamje serioze. Si rezultat palat e vogla dhe sopthat nguliten përgjithmonë.

Nëse vëreni te vetja një zakon të tillë, përpiquni ta shmangni atë. Por po ta keni të vështirë, botoksi mund t’ju vijë në ndihmë; ju tani nuk mund ta rrudhni mjekrën. Nëse palat janë me shumicë, mund të kombinohet botoksi me mbushësit, për të arritur efektin e lëkurës së lëmuar. Zakonisht ky është tipar i trashëguar. Nga kjo mangësi mund të shpëtoni vetëm në rrugë jokirurgjike, kurrfarë operacionesh plastike nuk ju ndihmojnë, transmeton Telegrafi.

Procedurën është në gjendje ta bëjë vetëm një specialist me përvojë. Ai duhet të dijë pikën e saktë të injektimit, për të ngrirë muskujt e duhur. Kujt i duhet mjekra e paralizuar në vend të asaj të rrudhur?!

Modelimi radiofrekuencë për mjekrën e dyfishtë
Në rastet e prirjes gjenetike dhjami "kokëfortë" në zonën e mjekrës mund të nisë t’ju bezdisë në moshën mbi 20 vjeç. Kurse zakonisht mjekra e dyfishtë nis të shfaqet me moshë, ose kur shëndosheni me tepri. Modelimi radiofrekuencë mund të tretë pjesërisht dhjamin dhe të rrisë elasticitetin e lëkurës.


Modelimi radiofrekuencë për pjesët e varura
Është fjala për lëkurën e varur të faqeve, si qeska në të dyja anët e mjekrës. Ato nisin të formohen në 40-50 vjeç dhe nuk mund të shmangen. Disa thonë, se i ndihmon gjimnastika e fytyrës, por grimasat dhe tensionimi i muskujve të fytyrës, në fund të fundit, vetëm tërheqin më fort lëkurën dhe shkaktojnë formimin e rrudhave.
Prej tyre mund të shpëtojmë me metodën e modelimit radiofrckuencë. Kjo procedurë e bën lëkurën e tërhequr e të varur më elastike, duke e tendosur atë dhe duke i zvogëluar qeskat. Pacientët menjëherë vërejnë ndryshim. Që në gjysmë viti priten përmirësime të mëtejshme. Linja më e qartë e mollëzave të rinon ndjeshëm prandaj nxitoni ta kryeni këtë procedurë! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje

Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje

Shtatzëna
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Kate Middleton mban tri unaza në gishtin e unazës, po çfarë përfaqësojnë ato?

Kate Middleton mban tri unaza në gishtin e unazës, po çfarë përfaqësojnë ato?

Kalo në kategori