Hannah Blandford ka qenë duke e shëtitur qenin në mëngjes, kur e ka parë mjegullën në formë kupole, që e kishte mbuluar hapësirën Tremeirchin që ndodhet në Wales të Britanisë së Madhe.

Ajo i ka bërë fotografitë e këtij fenomeni dhe i ka postuar në Twitter, të cilat janë shpërndarë më pas me mijëra herë, transmeton Telegrafi.


Madje, ky formësim i pazakontë, ka nxitur edhe vëmendjen e personave që merren me teori konspirative.

“Kjo është vepër e jashtëtokësorëve”, si dhe “vetëm UFO-t kanë mundësi të bëjnë diçka të tillë” janë dy nga komentet që janë pëlqyer më së shumti.

Në fakt, ky është një fenomen që ka ndodhur edhe më parë, i cili krijohet ku nxehtësia lirohet nga toka, ndërsa moti është shumë i ftohtë. /Telegrafi/

mjegulla-ne-forme-kubeje-mbulon-qytetin-disa-mendojne-se-eshte-veper-e-ufo-ve-foto-2