Mizore: Nëna e lidhte të birin në zinxhirë, sa herë që shkonte në punë
29:"Close-Up Of Locked Metal Gate 24:"Kimberly Gintar / EyeEmn
Në Huelva të Spanjës, një nënë e ka lidhur fëmijën e saj me zinxhirë dhe e ka mbyllur me dry, për çdo ditë që ka shkuar në punë.
Fqinjët e kanë njoftuar Policinë për një ‘fëmijë që qante gjatë tërë kohës dhe kërkonte ndihmë’.
Europa Press raporton se djaloshi shtatëvjeçar është gjetur i uritur dhe i etur, në një dhomë të mbushur me papastërti, transmeton Telegrafi.
Gruaja që mbetet e paemëruar, ka thënë se e ka lidhur fëmijën prej orës gjashtë të mëngjesit, deri vonë pasdite, sepse i duhej të shkonte në punë.
Gjykata e ka gjetur atë fajtore për neglizhencë dhe abuzim me fëmijën, ndërsa pritet së shpejti ta mbajë dënimin me burg. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























