Një person ( i mitur) është arrestuar pasi muaj më parë kishte mashtruar pronarin e një hoteli duke mos paguar qëndrimin e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 dhjetor 2022, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se sipas ankuesit vlera e dëmit është rreth 1,600 euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, pasi që muaj më parë kishte mashtruar pronarin e hotelit mashkull kosovar, duke mos paguar qëndrimin në hotel. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1600 euro”, thuhet në raport.
Ndërsa, siç thuhet në raport me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/