“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar së fundmi përmes një poezie me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Përmes vargjeve të kësaj poezie, deputetja Musliu ironizon me veprimet e fundit të Qeverisë në veri të vendit.
Kujtojmë se më 30 gusht, autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.
Sipas zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, ato institucione kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Poezia e Musliut kushtuar Sveçles e Krasniqit:Mitrovicë a i pe dy trima Mitrovicë a të rroku shungullima A i pe oj në pritë Në luftën qe su ndanë Nënë plumbat e armikut Sveçla e Elberti këta dy trima partizan Mitrovicë a ndieve moj Dy trima dy heroj Me ty o flamurtar Nën yllin çlirimtar./Telegrafi/

















































