Site icon Telegrafi

Mitrovicë, 24-vjeçarja gjendet e vdekur në shtëpi

Një 24-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 17:30 në banesën e saj në Mitrovicë.

Viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Telegrafin se shkaqet e vdekjes janë duke u hetuar.

“Sot, rreth orës 17:30,  nga  familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës  së tyre në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima  femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit”, ka deklaruar Zahiti.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/

Exit mobile version