Qyteti që sot jeton i ndarë, por me nostalgjinë se një ditë do të bashkohet, vazhdon të shihet në mënyra të ndryshme nga qytetarët serbë dhe shqiptarë sa i përket bashkëjetesës dhe integrimit të plotë të këtij qyteti.
Ata kanë pranuar se ka përmirësim të theksuar të gjendjes së përgjithshme dhe raporteve ndëretnike nga e kaluara dhe e sotmja, por thonë se politika luan rolin kyç në këtë drejtim.
Derisa disa prej tyre parashohin bashkëjetesë dhe bashkim të Mitrovicës gjatë vitit të ardhshëm, të tjerët nuk mendojnë se një gjë e tillë do të ndodhë as gjatë vitit 2018.
Sanja Soverliq, gazetare nga veriu, ka bërë të ditur se bashkëjetesa mes shqiptarëve e serbëve, si dhe integrimi i qytetit, janë të mundura, ndonëse varen shumë nga rrethanat dhe zhvillimet politike.
Sipas saj, përkundër relaksimit të raporteve, akoma nuk janë krijuar kushtet plotësisht që një gjë e tillë të ndodhë në vitin 2018.
Ajo ka përmendur po ashtu rolin e ndërkombëtarëve si element kryesor që mund të ndikojë në përshpejtimin e zgjidhjes së problemeve, ndërsa u shpreh skeptike se bashkëjetesa dhe integrimi i plotë i qytetit mund të ndodhin gjatë këtij viti.
“Gjithsesi bashkëjetesa është e mundur, ndonëse varet nga shumë rrethana, para së gjithash atyre politike. Është e qartë se në vitin 2018 do të ketë zhvillime në skenën politike dhe sipas meje kjo varet nga epilogu i këtyre zhvillimeve dhe dialogut të brendshëm për Kosovën që po udhëhiqet në Serbi, por po ashtu edhe nga fillimi i punës së Gjykatës Speciale. Do të thotë këto janë dy çështje kyçe të cilat do të ndikojnë se si do të duket bashkëjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve…Ajo që vlen të potencohet është se qytetarët nga të dyja anët e urës natyrisht se dëshirojnë të bashkëjetojnë, të kenë punë, ekzistencë të sigurt, si dhe siguri, do të thotë gjërat të cilat i dëshirojnë pothuajse të gjithë qytetarët e botës, i dëshirojnë edhe ata të veriut dhe jugut të Mitrovicës…
Me gjasë për këtë akoma nuk janë krijuar kushtet dhe bashkësia ndërkombëtare patjetër se ka ndikim në je tën e qytetarëve këtu. Janë shpesh presionet e bashkësisë ndërkombëtare që bëhen dhe pastaj të ndodhin ndryshimet. Unë nuk jam plotësisht e sigurt nëse janë krijuar kushtet për hapjen dhe funksionimin e kësaj ure, sepse është dëshmuar deri tash se çdo ndryshim politik edhe më i vogël mund të shkaktojë incidente në këtë urë…Unë mendoj se s’ka gjë nga kjo, bashkëjetesa dhe integrimi, kur flasim për vitin 2018, por megjithatë do të ndodhë një relaksim i raporteve”, ka thënë Soverliq.
Por më shumë optimiste për bashkimin e qytetit është një bashkëkombaese e gazetares serbe.
Lidija Markoviq, shpreson se qyteti i Mitrovicës gjatë vitit të ardhshëm do të bashkohet më në fund.
“Sikur të përpiqeshin të dyja palët, sikur të shmangej disi e kaluara, ndoshta edhe do të kishim bashkëjetesë. Kjo krejt varet nga politikanët. Secili nga ata shikojnë anën e tyre, ndërsa sa i përket popullit, ne gjithmonë kemi bashkëpunuar dhe kemi pasur miq të vjetër me të cilët edhe sot e asaj ditë i ruajmë raportet. Vërtetë ishte dashur më në fund, të gjithë shpresojmë se në vitin 2018 Mitrovica do të jetë një qytet normal dhe jo i ndarë në dy pjesë”, tha për KosovaPress Markoviq.
Edhe Lulzim Hakaj, që jeton në pjesën jugore të qytetit thotë se është e mundshme bashkëjetesa në mes të shqiptarëve dhe serbëve.
Ai potencoi se një zgjidhje emergjente e këtij problemi politik, do ta rregullonte çështjen, derisa shpreson se bashkëjetesa dhe integrimi do të ndodhin në vitin që po hyjmë.
“Është i mundshëm një lloj i bashkëjetesës, jo siç ka qenë vitet e 90-ta apo edhe më herët, por vërehet një tendencë e përafrimit në mes të dy etnive, që me një bashkëpunim mes dy etnive kishte mundur me qenë një lloj bashkëjetese. Problemi i vetëm i këtij qyteti është kjo urë. Urat tjera janë krejtësisht të lira dhe të qarkullueshme dhe asnjëra prej tyre nuk është temë siç është kjo. Besoj se një problem politik që do zgjidhje emergjente kishte mundur ta rregullojë këtë çështje dhe në vitin 2018 pres që të rregullohet edhe kjo”, tha Hakaj.
Në anën tjetër, politologu mitrovicas Musa Preteni, duke marr shembull nga prizmi historik i armiqësisë mes popujve të dy shteteve evropiane, Francës dhe Gjermanisë, sqaroi se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve është e mundshme.
Sipas tij, bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, tregtisë dhe të ngjashme, ndihmojnë në përafrimin dhe tejkalimin e pengesave mes të dyja palëve.
“Konsideroj se bashkëjetesa është një gjendje e mundshme dhe e realizueshme edhe në mes të popullit shqiptar dhe serb… Prandaj vetëm duhet gjetur forma se si duhet realizuar kjo, dhe pa dyshim se format më të mira janë bashkëpunimi kulturor, në rrafshin ekonomik, tregtar dhe forma tjera që t’iu mundësohet qytetarëve afrimi me njëri tjetrin dhe tejkalimi i pengesave të së kaluarës. Unë konsideroj se pala kosovare duhet të insistojë akoma më shumë sidomos përmes institucioneve ndërkombëtare që të krijojë barriera ose më konkretisht të pamundësojë ndërhyrjen e Beogradit tek qytetarët serbë të cilët jetojnë në Kosovë. Ka hapa konkret që janë ndërmarr por duhet bërë akoma më shumë. Jam skeptik se do të realizohet kjo për shkak se nuk ka racionalizëm politik prej palës serbe”, theksoi Preteni.
Ndryshe, për qytetin e Mitrovicës deri tani janë ofruar zgjidhje nga më të ndryshmet. Përfundimisht më 25 gusht të vitit 2015 me ndërmjetësim të BE-së, Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje për revitalizimin e urës kryesore mbi Ibër, ku parashihet lëshimi i urës për qarkullim, opsion ky që banorët shumicë nga të dyja anët e pëlqejnë më së shumti, por që akoma nuk po ndodhë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Lajçak: Franca mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi
Fetai dhe Taravari në takim me presidentin Begaj: Ndërtimi i Korridorit 8 kontribuon për siguri më të madhe dhe zhvillim të qëndrueshëm
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme