“Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpall në kërkim Hamzën

Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Mitrovicë ka mbajtur një konferencë për media para objektit të Komunës së Mitrovicës.
Në këtë konferencë për media kanë marrë pjesë deputeti i Vetëvendosjes (VV) dhe njëkohësisht kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, Armend Muja, deputetja Arjeta Fejza, asamblisti i VV-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Faruk Mujka e aktivistë të kësaj partie politike, shkruan Telegrafi.
Aktivistët e VV-së e kanë shpallur në kërkim kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, duke vendosur pankartë tek objekti i komunës me mbishkrimin “Mitrovica pa kryetar, ku është Bedri Hamza?”. Ngjitur me këtë mbishkrim qëndronte imazhi i kryetarit Hamza së bashku me mbishkrimin tjetër “Kërkohet”.
Sipas përfaqësuesve të VV-së, për këtë morën shkas nga mungesa e kryetarit Hamza në emisionin “Jeta në Komunë”, ku sipas Mujës ishte ndoshta hera e parë që një kryetar komune “dezerton” nga ballafaqimi me asamblistët.

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka thënë se Mitrovica tashmë e një vit është “pa kryetar komune”.
“Mitrovica ka një vit e sa që është pa kryetar komune. Ne morrëm shkas nga debati i fundit që u mbajt nga Kallxo.com, ishte ndoshta hera e parë që një kryetar komune dezerton nga ballafaqimi me asamblistët”, ka thënë Muja.
Tutje ai u shpreh se Hamza ka qenë i tërhequr nga zhvillimet në veri, siç tha ai, “sikur të ishte mysafir në qytetin ku ai qeveris”.
“Ngjarjet në Mitrovicë, sidomos në tri vitet e fundit kanë qenë jashtëzakonisht dinamike në aspektin politik dhe social. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Bedri Hamza ka qenë përgjithësisht dhe kryesisht i tërhequr, i distancuar nga zhvillimet sikur të ishte mysafir në qytetin ku ai qeveris”, ka thënë Muja.
Ai ka shtuar se Hamza nuk ka bërë “asnjë përpjekje minimale për t’u solidarizuar me gjendjen në veri”.
Madje sipas tij, Hamza ka refuzuar edhe të takohet me kryetarin e Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.
Deputeti i VV-së gjithashtu shtoi se kanë vërejtur përpjekjet e Hamzës për “t’i ikur përgjegjësisë së të kaluarës së tij politike” dhe se sipas tij, kryetari jeton në Mitrovicë “sikur të mos ishte i vetëdijshëm për zhvillimet”.
“Mendoj që mitrovicasit dhe qytetarët në përgjithësi duhet të informohen, është papërgjegjësi e skajshme politike…Ne jemi përpjekur maksimalisht, me durim maksimal, me korrektësi maksimale që aty ku ka pasur mundësi përputhjeje dhe ndërthurjeje, ta ndihmojmë për hir të qytetarëve. Ka qenë totalisht jo-kompetent, ngjashëm sikur kur ka qenë ministër i Financave, me premtime të mëdha, sikur në rastin e fushatave që bënte premtime për 200 mijë vende pune, për 30 për qind rritje pagash. Ngjashëm si një program i tërë i zhvillimit ekonomik lokal që pothuajse është inegzistent me mënyrën e jetesës”, ka theksuar Muja.
Ndërsa, asamblisti i VV-së, Faruk Mujka ka thënë se ishte habitur me “numrin e madh” të premtimeve që kishte bërë Hamza gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2021.
“Unë fillimisht jam habitur me numrin e madh të premtimeve që kishte bërë z.Hamza gjatë fushatës në vitin 2021. Por pasi analizova në hulumtimin e GAP-it, realisht kishin qenë 10 ose 15 premtime të realizuara por të sekuencuara në mënyrë që të duken më shumë, e pastaj siç thotë populli me mujtë me ‘çaporitë’ në secilin premtim nga pak që të bëhen sa më shumë dhe sa më mirë”, u shpreh Mujka.
Më tej, ai tha se instituti GAP “nuk ishte serioz”.
“Më shumë u habita me mos-seriozitetin e GAP-it, i cili raportimet e Z.Hamzës apo kushdo që i ka përgatitur i merr si të mirëqena dhe pa i analizuar mirë”, ka thënë ai.
Ndryshe, deputetja Arjeta Fejza, ka thënë se kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, “erdhi në qeverisje me gojën plotë”.
“Kryetari që mungon erdhi në qeverisje me gojën plotë, me reforma në arsim, shëndetësi e në mirëqenie. E në fakt sot pas tri vitesh qytetarët e Mitrovicës nuk mund të numërojnë asnjë reformë të vetme në këtë sektor. Realiteti fol krejt ndryshe, në fakt flet për probleme të theksuara në të gjitha aspektet, por veçanërisht në arsim, duke filluar nga humbja e orëve të mësimit”, ka thënë Fejza.
Sipas deputetes, gjatë këtyre viteve Mitrovicën e kanë përcjellur probleme edhe në infrastrukturë.
“Qeverisja e kryetarit Hamza do të kujtohet për pa aftësinë e realizimit të projekteve”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, e cila ishte seanca e 36-të.
Këtë seancë e bojkutuan asamblistët e Vetëvendosjes, ku sipas asamblistit Faruk Mujka, mungesa e Hamzës në emisionin “Jeta në Komunë” është disrespekt për asamblenë dhe qytetarët.
“Prandaj, ne nuk e shohim të nevojshëm qëndrimin në sallë pas asaj që nuk keni dashur të na respektoni si asamblistë”, ka thënë Mujka.
Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se është përpjekur t’i respektojë asamblistët.
“Gjatë gjithë këtyre tri viteve kam bërë përpjekje maksimale, besoj i’a kam arritë të respektoj brenda dijes dhe kapacitetit tim edhe si asamblist por edhe si njeri, secilin prej jush. Jam shumë i bindur që në momente të caktuara kam qenë më i kujdesshëm me asamblistë që përfaqësojnë partitë opozitare sesa vetë pozitën”, ka thënë Hamza.
Derisa sa i përket çështjes së debatave, Hamza u shpreh se është i hapur ndaj tyre dhe siç u shpreh ai, i vlerëson kritikat përmbajtësore dhe konstruktive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës