LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica, një qytet i ndarë

Mitrovica, një qytet i ndarë

Në urën e Ibrit që ka mbi supet e saj mbi një mijë incidente në periudhën që prej luftës së Kosovës, nuk ka më pengesa betoni, megjithatë në anën jugore dhe atë veriore të saj qëndrojnë sërish automjete të KFOR-it dhe policisë, një pasqyrim i hidhur i realitetit të ndarjes etnike.

Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i luftës, Mitrovica vazhdon të mbetet qytet i ndarë, me shqiptarë në jug dhe kryesisht me serbë në veri.

Ura kryesore mbi lumin Ibër, e cila është në fakt ndër të vetmet pika takimi të qytetit, simbolizon pikërisht ndarjen e tij.


Mitrovica është e pllakosur nga papunësia, problemet ekonomike e sociale, por edhe ato të infrastrukturës e të ngjashme me to. Me këto situata përballen çdo ditë banorët  e saj.

E ndërsa banorët i ka pushtuar pesimizmi për situatën ekonomike, Florentina Hajra nga shoqëria civile, situatën e sheh pak më ndryshe.

Sipas saj, krahasuar me të kaluarën kur gjithçka ishte e politizuar, vëmendja e qytetarëve tashmë ka kaluar tek problemet e përditshme, çka bën të harrohen deri diku ndasitë nacionaliste. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori