LAJMI I FUNDIT:

Mitko Çavkov ndërpret marrëdhënien e punës në BSP

Mitko Çavkov ndërpret marrëdhënien e punës në BSP

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) Mitko Çavkov nuk ka pritur vendimin për shkarkimin e tij që ishte në procedurë qeveritare, por ka vendosur që vetë të largohet nga Drejtoria.

Çavkov, siç mësohet nga burime të sigurta ka marrë pushim vjetor, ndërkohë që ka kërkuar të ndërpritet kontratën e tij të punës, e cila përfundonte nga fundi i korrikut me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.  Çavkov përveç që ka ndërprerë marrëdhënien e punës mësohet se ka mbledhur të gjitha gjërat personale nga zyra e tij.

Çavkov përveç që ishte drejtor i Byrosë për Siguri Publike, në natën e 27 prillit kur në mënyrë brutale u rrahën deputetët e shumicës së re parlamentare ishte shef i shtabit operativ.


Të enjten e përgjakshme policia shikonte “sehir” derisa huliganët rrihnin deputetët, pasi Çavkov nuk iu kishte dhënë atyre urdhrin për të mbrojtur të zgjedhurit e popullit.

Ndërkohë Alsat gjithashtu mëson se marrëdhënien e tij të punës e ka ndërprerë edhe kryeshefi i krimit të organizuar në Byronë për Siguri Publike, i cili gjithashtu ka përdorur metodën e njëjtë të pensionimit të parakohshëm sikurse Çavkov. Emri i Zoran Gligorovit është përmendur gjithashtu për rolin dhe përgjegjësinë e tij lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori