LAJMI I FUNDIT:

Misteri i ‘piramidës’ në Antarktik po trondit përdoruesit në rrjetet sociale

Misteri i ‘piramidës’ në Antarktik po trondit përdoruesit në rrjetet sociale

Teoricienët e konspiracionit tashmë kanë në vëmendjen e tyre një fokus të ri – një ‘piramidë’ në Antarktik.

Pavarësisht se kontinenti është i mbuluar me borë dhe akull dhe nuk ka popullsi të përhershme përdoruesit e mediave sociale janë të bindur se një strukturë misterioze trekëndore mund të shihet nga imazhet satelitore, transmeton Telegrafi.

Por nga ka ardhur kjo ‘piramidë’ e supozuar? Kjo është një pyetje që aktualisht ka zgjuar kureshtjen tek përdoruesit e mediave sociale kudo.


Struktura në formë piramide u vu re në imazhet satelitore të shkrepura mbi pjesën jugore të vargmalit malor Ellsworth të Antarktikut.

Një numër vargmalesh me paraqitje të çuditshme u gjetën në zonë, derisa njëra dy kilometrash në – një dizajn i ngjashëm me Piramidën e Madhe të Gizës, Egjipt.

Por pas këtyre imazheve misterioze, njerëzit kanë filluar të ndajnë teoritë se si mund të ishte krijuar struktura e madhe.

“Prisni pak, si arritën të zhvendosin piramidat nga Egjipti në Antarktikë?”, shkroi njëri në Twitter.

Disa sugjeruan se mund të qëndrojë edhe shoqëria e Iluminatit pas strukturës së dukshme.

Të tjerë kanë ofruar ide edhe më të çuditshme.

‘Kjo strukturë i përket qytetërimit që ekzistonte para përmbytjeve. Rreth 10,000 vjet më parë Antarktiku ishte i ngrohtë’.

Megjithatë, para se të futeni shumë në teori ‘piramida’ në fjalë është në fakt vetëm një mal. /Telegrafi/