Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për zbardhjen e vrasjes së palestinezes Rayyan Alwan, e cila u vra nga i ati, Fadi Alwan, në Tiranë.
Më 19 shkurt të këtij viti, në rrethana ende të paqarta, të dy, babë e bij, udhëtuan nga Gjermania me avion në Tiranë, ku morën një banesë me qira, aty ku babai e vrau me thikë 3 ditë më pas, dhe iku duke e lënë të pajetë në dhomë.
Hetuesit po përpiqen të kuptojnë se çfarë i solli të dy në Tiranë, edhe pse dyshimet janë te një plan i organizuar i babait, për ta vrarë vajzën e padëshiruar në një vend të huaj, në një banesë ku nuk kishin deklaruar identitetet dhe ku nuk la asnjë gjurmë.
Palestinezët që mendohet se ishin në procedura azilkërkuesish në Gjermani, hynë në Shqipëri me letërnjoftim Greqisë.
Por në biletat e tyre të udhëtimit u gjetën pasaporta të Kosovës për të dy, ndaj Policia e Tiranës po kërkon te autoritetet e Kosovës informacione tjera.
24-vjecarja palestineze e vrarë në Tiranë nga babai, ishte nënë e 3 fëmijëve. Rayyan Alwan, ishte martuar herët, por historia nuk shkoi si duhet dhe çifti u divorcuan. Këto informacione, policia shqiptare, që po heton vrasjen e të resë, i mori nga homologët në Gjermani, të cilët u vunë në lëvizje pas kërkesës së autoriteteve tona. Pas divorcit, 3 fëmijët e saj të mitur qëndruan me babanë e tyre në Liban, dhe prej asaj kohe 24-vjeçarja palestineze nisi një jetë më të lirë, se sa gjatë martesës, arsye e cila dyshohet se u bë shkak për konfliktet me familjarët.
Sipas disa detajeve tjera autoritetet gjermane, në kthim-përgjigjen për autoritetet shqiptare bëjnë me dije se shkaku që dyshohet se mund të fshihet pas vrasjes së 24-vjeçares, është për çështje nderi, pasi dyshohet se familja ishte në presion për ekzistencën e një video ku vajza e tyre shfaqej nudo.
Sipas nënës së Rayyan, prej Dhjetorit 2024, ajo i kishte dhënë disa herë vajzës para për të paguar kërcënuesit që u kishte rënë në dorë video dhe vajza, pa praninë e së ëmës, i ka dërguar paratë përmes kompanive të transfertave, për të plotësuar kërkesat e shantazhuesit.
Megjithatë, në kallëzim, nëna e Rayyan nuk përjashton mundësinë që pas shantazhuesit të qëndronte vetë vajza e saj. Sipas saj, Rayyan kishte fluturuar në Shqipëri së bashku me të atin Fadi Alwan, i cili nuk jeton me nënën e saj, më 19 Shkurt 2025.
Aty dyshohet se vajza i tregoi babait videon dhe nëna pretendoi se kishte lindur një mosmarrëveshje mes babait dhe vajzës, vetëm një mosmarrëveshje verbale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë, sa nga grupi parlamentar rrezikojnë ‘eliminimin’

VLEN: Shëndetësia nuk është më në “vdekje klinike”, po përmirësohen kushtet dhe është siguruar buxhet më i madh

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja