Jo larg Ishujve Marshall në Paqësor, është gjetur një barkë e braktisur me 649 kilogramë kokainë brenda, që është sasia më e madhe e konfiskuar e lëndëve narkotike në historinë e këtij vendi.

Siç raporton televizioni holandez Nos, autoritetet besojnë se barka kishte lundruar për një vit apo dy, transmeton Telegrafi.


1 191

Droga ishte paketuar në sasi të vogla prej një kilogramëve, dhe ishte fshehur në një dollap që ishte mbuluar me disa rroba.

E sipas ekspertëve të sigurisë, dilerët e drogës e kanë braktisur barkën nga frika se do të kapen nga organet e rendit, e disa tjerë besojnë se ata kanë hasur në ndonjë stuhi të fuqishme. /Telegrafi/