LAJMI I FUNDIT:

Mish viçi me salcë

Mish viçi me salcë

Nevojiten (për 4 persona):
* mish viçi nga rënkofsha
* 1 qepë
* 2 karota
* disa thelpinj hudhre
* 1 mollë
* pak koncentrat domateje
* 1 gotë verë të bardhë * 1 tufëz borzilok
* 1 gotë vaj
* 2 lugë mustardë (senf)
* kripë
* 500 gr patate

Përgatitja:

Mishi i viçit me senf, me erëza, kripet, piperoret dhe lihet për 1-2 orë. Pastaj fërgohet derisa të marrë një kore të skuqur.


Në një enë qiten qepa e grirë, dy karota të prera në katrorja, disa thelpinj hudhre dhe molla e prerë në katrorja, të gjitha ziejnë në zjarr të lehtë, duke shtuar gradualisht verën, në të cilën paraprakisht është qitur koncentrati i domates. Në këtë përbërje zien mishi i mbuluar me kapak, përafërsisht dy orë, derisa të zbutet mirë.

Nxirret nga ena, ndërsa nga lëngu dhe perimet bëhet një salcë e trashë, e cila qitet mbi mish. Shërbehet me patate të parapërgatitura.