Telegrafi

Mish viçi me bizele dhe kërpudha

Përbërësit:

▪ 600 gr mish viçi tul
▪ 500 gr bizele
▪ 3 karota
▪ 300 gr kërpudha
▪ 200 gr domate të konservuara
▪ 1/2 tube kopër
▪ 2 qepë
▪ 1 lugë e mesme piper i kuq i bluar
▪ 2 lugë gjelle niseshte
▪ 5 lugë gjelle vaj
▪ erëza të përziera, piper i zi

Përgatitja:

1. Qepët priten në kube, karotat priten në rrathë, ndërsa kërpudhat priten secila në katër pjesë. Domatet e konservuara dhe mishi tul i viçit priten në kube të mëdha, ndërsa kopra grihet shumë imët.

2. Në pak vaj kaurdisen qepët dhe karotat. Shtohet mishi dhe edhe ai kaurdiset pak, sa të ndërrojë ngjyrë.

3. Shtohen domatet e konservuara dhe kaurdisen duke shtuar ujë kohë pas kohe.

4. Kur të zbutet mishi, shtohen bizelet e reja, kërpudhat, piperi i kuq i bluar, kopra dhe erëza sipas shijes.

5. Derdhet ujë dhe zihet në temperaturë mesatare, derisa të zbuten të gjithë përbërësit.

6. Nga fundi i zierjes shtohet përzierja e niseshtesë me pak ujë dhe vazhdon zierja në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të fitohet dendësia e dëshiruar. /Telegrafi/