Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka mirëpritur dakordimin e djeshëm ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë rreth deklaratës për të zhdukurit gjatë luftës. Miratimi i saj pritet të bëhet në takimin e ardhshëm ndërmjet liderëve të shteteve, të cilëve Borrell u ka kërkuar zbatimin e të gjitha obligimeve të që dalin nga marrëveshja e Ohrit.
Takimi i parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas marrëveshjes së Ohrit solli po ashtu dakordimin e parë drejt zbatimit të saj.
Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq u pajtuan në Bruksel për tekstin e deklaratës për të zhdukurit gjatë luftës.
E, këtë e ka mirëpritur të mërkurën përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell.
“Marrëveshja që është arritur për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë në nivel të liderëve në takimin e radhës të nivelit të lartë të cilën do ta organizojë”, ka thënë Borrell.
Çështja që e ka zvarritur deri tani miratimin e kësaj deklarate ka qenë termi “dhunë” të cilën Kosova ka insistuar ta përfshijë te çështja e të zhdukurve, gjë të cilën e ka refuzuar Serbia.
Por, është kryetari i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Andin Hoti i cili thotë se në takimin e djeshëm është pranuar kërkesa e Kosovës që ai term të përfshihet në deklaratë.
“Më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb. Gjithashtu, më duhet të theksoj si tepër të rëndësishmë, që me anë të kësaj deklarate Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezentimin e dokumentave serkrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë”, ka thënë Hoti.
Në deklarimin e tij pas takimit, kryenegociatori Bislimi e ka përmendur shkurt çështjen e të zhdukurve, pa specifikuar se çfarë dakordimi është arritur.
Ai ka qenë më konkret kur ka folur për draftin, siç e ka quajtur ai të, “Grupit të Menaxhmentit”, i cili sipas tij duhet të prezantohet në takimin e liderëve.
Mirëpo, Bislimi ka shfaqur paqartësi se rreth kësaj procedure. Por, analisti politik Artan Muhaxhiri nuk beson se ka më dilema rreth Asociacionit.
“Është e besueshme që shumica absolute e draftit tashmë është realizuar dhe këto mund të jenë spektakle për media dhe për ta treguar një lloj divergjence apo mospajtimi kështu të plotë, por në esencë nuk mendoj që ka shumë hapësirë për të bërë ndonjë hap të madh në anën e bllokimit të Asociacionit”, ka thënë Muhaxhiri.
Si datë e mundshme për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është përmendur 22 prilli.
Kryediplomati evropian, Borell ka rishfaqur pritjet e BE-së që të dyja palët të respektojnë gjitha obligimet dhe të fillojnë sa më shpejt zbatimin, derisa ka kërkuar të evitojnë çdo përshkallëzim të mundshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit