Mirë se vini në Telegrafin e ri – Shokun që ka ndryshuar!
Më i shpejtë. Më i avancuar. Më i bukur. Më teknologjik. Me shumë risi. Shoku ka ndryshuar. Mirë se vini në Telegrafin e ri.
Mirë se vini në versionin më të ri të portalit më të lexuar dhe më të besueshëm në gjuhën shqipe.
Ky është kulmim i një pune të gjatë për të sjellë një përjetim të ri mediatik që bazohet në inovacion dhe teknologji.
Ky është një hap i ri për ne, një epokë e re për gjithë skenën e mediave online – dhe kush tjetër pos Telegrafit e ka pasur përgjegjësinë për të qenë bartës i ndryshimeve të mëdha teknologjike në skenën mediale të cilat vijnë të ngërthyera me brendin e ri, produktet e reja dhe pamjen e re.
Por, cilat janë 5 ndryshimet e rëndësishme të Telegrafit të ri, shokut tuaj të ngushtë i cili ka ndryshuar?
Brendi
Me një freski të madhe dhe bindshëm më modern – brendi i ri i Telegrafit vazhdon rrugëtimin ndaras nga simboli ikonik duke përfaqësuar karakterin e Telegrafit me dinjitet. Telegrafi vazhdon ta ruaj me krenari kuptimin e simbolit ikonik – 1 i pari, dhe inicialja T për Telegrafin.
WEB – Portali
WEB Portali është transformuar në atë mënyrë që të përshtatet me kërkesat e vrullshme të dekadës.
Ndërthurja e dizajnit të ri modern me teknologjinë, bën që lexuesi të krijojë një përjetim të ri unik mediatik, ku argëtohet dhe informohet – të gjitha në të njëjtën kohë.
WEB Portali me dizajn të ri përbën hap sfidues jo vetëm për Telegrafin, por për gjithë skenën mediale. Me një punë të madhe në aspektin teknologjik prapa, Telegrafi i ri ofron më shumë shpejtësi dhe më shumë kënaqësi.
Vërtet një përjetim i ri – pasi fotografitë janë më të mëdha dhe plot ngjyra të gjalla, fonti dhe titujt gjithashtu kanë hapësirë dhe madhësi që u përshtaten pajisjeve të vizitorëve duke lehtësuar leximin. Një dizjan i ri i projektuar për telefona të mençur dhe duke u përshtatur për pajisjet desktop.
Rubrika “Minut pas Minuti” do të mbulojë ngjarjet në kohë reale, të grumbulluara në një vend, të cilat mund t’i lexoni kurdo, kudo që jeni.
MENU-ja është e dizajnuar në atë mënyrë që të navigohet sa më lehtë.
Telegrafi i ri ka krijuar edhe formate të veçanta të dizajnit për ditën dhe natën – për dashamirët e formatit “Dark”, që sjellë një eksperiencë me ngjyra të errëta.
Disa risi tjetra në WEB Portalin e ri të Telegrafit:
– Dizajn responsiv me foto dhe font modern
– Teknologji me performancë superiore
– Ballinë më të organizuar dhe më modern
– Organizimi më i mirë i rubrikave
– Artikulli është ri-dizajnuar komplet me më shumë mundësi
– Versioni Ditën dhe Natën (Dark)
– Moduli Promo në çdo ballinë
– Modulet Jobs, Real Estate dhe Deals në çdo ballinë.
Redaksia dhe video eksperienca
Ekipi i redaktorëve dhe gazetarëve duke pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme është i përgatitur për të ofruar një frymë të re në informim – me shpejtësi dhe besueshmëri, dy atributet kryesore të cilat e karakterizojnë Telegrafin.
Video informimi në epokën e re të zhvillimit teknologjik do të vazhdojë të avancohet në kuadër të Telegrafit të ri, duke qenë pjesë e eksperiencës së re.
Produktet e reja
MOTI – në kohë reale, duke shfrytëzuar lokacionin prej ku e shfletoni Telegrafin.
GAMES – me mbi 300 lojëra dhe shumë të tjera që do të vazhdojnë të jenë pjesë.
HOROSKOPI – Fanatikët e astrologjisë dhe nostalgjikët e Telegrafit të vjetër do ta kenë hapësirën e tyre edhe në ndryshimin e ri të madh.
Marketingu
Më shumë hapësirë, reklamim më i fuqishëm – kjo e karakterizon marketingun në Telegrafin e ri. Pas punës kolosale të zhvilluar Marketingu që do të përjetojë qasje të re, me produkte të reja që do të fuqizojnë reklamimin për partnerët tanë.
Dizajni i ri është i përshtatur që reklamat të funksionojnë me më shumë cilësi dhe më shumë rezultate për partnerët tanë.
Telegrafi për herë të parë ka implementuar AD Lazy Load duke kalkuluar për klientët e vet vetëm ato reklama që shfaqen në ekran. Kjo rezulton me rritjen e kualitetit të banerave dhe Native ADS.
Do të shohim më shumë reklama, të cilat do të jenë në vendin e tyre, dhe të cilat nuk do të jenë një “ngarkesë”, por kënaqësi.
Fuqia e stories me artikuj, Video Marketingu, Shëtitja Virtuale, Telegrafi ADS – janë vetëm disa prej produkteve që do të jenë në kuadër të arsenalit në dispozicion të partnerëve tanë për të reklamuar brendin dhe produktet e tyre.
Teknologjia po zhvillohet vazhdimisht dhe nuk ndalet. Edhe Telegrafi nuk do të ndalet për të ofruar përjetim sa më të mirë në informim, argëtim dhe shumëçka tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Largimi i doracakëve për edukimin seksual, Abdixhiku: Komunat e detyruan Qeverinë të ndryshoj pozicion radikalisht
Në shkurt të vitit të ardhshëm do të publikohet thirrja e re e Qeverisë për ndihmë të komunave
Protestat e 2023-tës në Zveçan, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët