Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën legjislacionin që mund të ndalojë TikTok në Shtetet e Bashkuara pas shfaqjes së shqetësimeve në lidhje me pronësinë kineze të platformës së ndarjes së videove.

Projektligji, i cili kaloi me një votim dypartiak 352-65, kërkon që aplikacioni të ndahej nga kompania mëmë kineze, ByteDance, brenda 180 ditëve ose të përballet me një ndalim në dyqanet e aplikacioneve amerikane.


Masa tani pritet të kalojë në Senatin amerikan, ku përballet me një të ardhme të pasigurt, raporton cnn.

Screenshot 8 22

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruante projektligjin nëse ai kalon të dy dhomat.

Në një deklaratë, TikTok tha se vëmendjen e ka zhvendosur në Senat, ku fati i legjislacionit është i paqartë.

"Ky proces ishte i fshehtë dhe ligji u miratua për një arsye: ndalimi i platformë", tha një zëdhënës i TikTok dhe shtoi se "ne shpresojmë që Senati do të marrë parasysh faktet, do të dëgjojë zgjedhësit e tyre, dhe do të kuptojë ndikimin në ekonominë, 7 milionë biznese të vogla dhe 170 milionë amerikanë që përdorin shërbimin tonë". /Telegrafi/