Kuvendi i Kosovës sot e ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.
Ky projektligj u miratua në lexim të dytë me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e 27 korrikut.
Për të hyrë në fuqi, projektligji pas miratimit në Kuvend duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit.
Më herët gjatë ditës, Kuvendi e miratoi në lexim të parë këtë projektligjin, me të cilin është krijuar edhe një skemë e re e quajtur “skema e pensionit parcial kontribut-pagues të moshës.”
Në këtë skemë janë futur të gjithë qytetarët të cilët janë larguar nga puna në vitet e ’90, e të cilëve nuk u është njohur kontributi, dhe si pasojë, nuk e kanë plotësuar kriterin prej 15 vjetësh stazh, për të përfituar nga pensioni kontribut-pagues.
Miratimi i këtij projektligji është bërë me procedurë të përshpejtuar përmes kërkesës për seancë të jashtëzakonshme, të thirrur nga 41 deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Paraprakisht, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh sot se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti njëherë e përgjithmonë e rregullon çështjen e skemës pensionale. Sipas tij, projektligji në fjalë heq padrejtësinë, me të cilët janë ballafaquar punëtorët që në vitet e 90’ta që janë larguar nga punë në mënyrë të dhunshme.
Ai tha se plotësim-ndryshimi i këtij projektligji ka qenë kërkesë e kamotshme e qytetarëve e deputetëve opozitarë, por edhe premtim i tyre elektoral.
“Është një projektligj, i cili merr parasysh periudhën që prej kohës së largimit apo vendosjes së masave të dhunshme apo largimit të dhunshëm nga puna e deri më datën 1 janar 1999, e cila periudhë për këdo që është larguar nga puna njihet si stazh për hir të përllogaritjes së plotësimit të kushtit prej 15 vitesh, ndërsa skema parciale kontributive që rregullohet me këtë projektligj dhe që shtohet në ligjin bazik pastaj mundëson që ata që kanë kontribuar të paguhet konform viteve për aq sa kanë kontribuar në Fondin Pensional”, theksoi ai.
Ministri Murati u shpreh po ashtu se impakti financiar vjetor me këtë projektligj parashihet të jetë diku 60 milionë euro, por që nga ky projektligj do të përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë.
“Nuk ka qenë e lehtë pra jo ndoshta për nga vëllimi si ligj, si tekst, por për nga impakti financiar që ka ky projektligj për vit pra impakti financiar vjetor parashihet të jetë diku 60 milionë euro përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë që pritet të kalon nga skema aktuale bazike në skemën kontributive parciale dhe kostoja për tërë jetëgjatësinë e ligjit apo përafërsisht 50 vite për aq sa parashihet të bëhen llogaritjet parashihet të jetë 1.3 miliardë euro”
”Kam kënaqësinë që të prezantojmë këtë projektligj që njëherë e përgjithmonë e rregullon këtë çështje dhe e heq këtë padrejtësi e diskriminim që u është bërë shumë prej personave të cilët janë larguar dhunshëm dhe që për shkak se janë larguar dhunshëm në fillim të viteve 90 nuk kanë arritur ta plotësojnë kushtin prej 15 vitesh”, shtoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame