LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji për regjistrimin e popullsisë

Miratohet Projektligji për regjistrimin e popullsisë
Foto: Arkiv

Kuvedi ka miratuar Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Përkrahje këtij Projektligji i dhanë edhe deputetët opozitarë.

Qeveria, më 23 dhjetor 2021 e ka aprovuar Projektligjin për Regjistrimin Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.


Me këtë ligj do të rregullohet mënyra e organizimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, përcaktohen kompetencat dhe përgjegjësitë e organeve që e organizojnë, ndihmojnë dhe zbatojnë regjistrimin, dokumentimin, përpunimin, ruajtjen, publikimin e të dhënave dhe masat administrative.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri mesatar i një ekonomie familjare në nivel vendi ka qenë 5.9 banorë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Kalo në kategori