LAJMI I FUNDIT:

Miratohet projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Miratohet projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Komisioni parlamentar për Arsim sot ka shqyrtuar në parim Projektligjin nr.06/L-093 për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Deputetët duke vlerësuar lart dhe mjaft të domosdoshëm projektligjin në fjalë kanë thënë se kategoria e luftëtarëve të UÇK-së  është pothuajse e shenjtë dhe duhet bërë një ligj adekuat për ta.

Driton Çaushi tha se rasti i listave të veteranëve shpërfaq më së miri gjendjen  ose kategorinë e ushtarëve të UÇK-së.


Deputeti Shemsi Syla, ka thënë se këtij projektligji i mungon shumëçka, sepse ligji nuk parasheh sanksione.

Ndërsa Valentina Bunjaku Rexhepi, deputete e LDK-së është interesuar të dijë nëse në ligj është i përfshirë edhe FARK-u.

Iniciues i këtij projektligji Fadil Beka ka thënë se me anë të këtij projektligji nuk mbrohen individët por UÇK-ja dhe tha se modeli i ligjit është kroat.

Komisioni unanimisht ka proceduar projektligjin për leximin e parë në Kuvend. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori