Dy herë brenda dhjetë dite votimet në Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës për Projektligje po numërohen gabim.
Rasti i parë, ku fillimisht u tha se u miratua një projektligj dhe më pas rezultoi se nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje është ai i 29 nëntorit lidhur me Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës.
Rasti i dytë ndodhi të mërkurën ku në Komisionin për Buxhet u tha se u miratua në parim Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës, përmes të cilës mundësohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve nga Trusti.
Në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesuar nga kryetari Bekë Berisha, më 29 nëntor u shqyrtua në parim Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe pas përfundimit të debatit u tha se Projektligji u miratua në parim.
Por, disa orë më pas ka lëshuar në njoftim Kuvendi i Kosovës duke thënë se “Pas shterimit të diskutimit, kryetari Berisha e hodhi në votim propozimin për procedim të Projektligjit në shqyrtim të parë në seancë të Kuvendit dhe në votim morën pjesë vetëm pesë anëtarë të Komisionit. Rrjedhimisht nuk pati vendimmarrje për këtë pikë…”.
E gabimi me votim ndodhi sërish edhe të mërkurën.
Në mbledhjen e Komisionit për buxhet u tha se është miratuar në parim Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës, përmes të cilës mundësohet tërheqja e 30 për qind të kursimeve nga Trusti.
Miratimi i këtij projektligji u tha se është bërë me 4 vota pro, 3 kundër dhe 2 abstenime.
Por, disa orë më pas, përkundër që në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa ishte konstatuar votimi në parim i Projektligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve të Trustit, kryetari i Komisionit Armend Muja tha se në bazë të Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar ky projektligj.
Deputeti Muja në mbledhjen e radhës të këtij komisioni që po mbahej më pas, tha se nuk ka pasur vota të mjaftueshme për Trustin. Sipas tij, do të duhej të ishin 5 vota për, jo katër.
E për punën e legjislativit, më 28 korrik 2022 ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
Vdes akademik Minir Dushi, inxhinieri i parë shqiptar në Stantërg
Sadikario: Nuk duhet të ketë kompromis me të vërtetën historike rreth Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës