MIQVE

Poezi nga: Wislawa Szymborska
Përktheu: Pandeli Cina
Ne, të njohur në atë hapësirë
nga toka deri te yjet,
po humbim në këtë hapësirë
nga toka deri te kryet.
Mes planetesh kjo është
keqardhje deri në lotë.
Në atë rrugë nga ajo e rremë
drejt asaj të vërtetës
ti pushon së qëni.
Tallen me ne avionët reaktivë,
kjo pjesë e heshtjes
mes fluturimit dhe zërit
– është si rekord i botës.
Ato ishin fluturime të shpejta.
Zëri i tyre i vonuar
po na shkul nga gjumi
tash pas aq vitesh.
Përhapet një thirrje
Ne jemi të pafajshëm!
Kush po klith
Ne po rendim,
çelim dritaret.
Befas një zë po shkulet.
Pas dritareve yjet
rrëzohen si të jetë mbas një beteje
suvaja po bie nga muri.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































