LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha thotë se Estonia përkrah Kosovën për liberalizim në Këshillin e Ministrave

Ministrja Hoxha thotë se Estonia përkrah Kosovën për liberalizim në Këshillin e Ministrave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Estoni, ka pasur takim dhe drekë pune me Mart Nutt, shef i Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Estoni, me ç’rast, mikpritësi u zotua se Estonia, ashtu siç ofroi përkrahje në Parlamentin Evropian me vota unanime, do të ofrojë përkrahje edhe në Këshillin e Ministrave.

Ministrja Hoxha shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe marrjen e përvojave në procesin integrues duke theksuar se vendet mike si Estonia, janë vlerë e veçantë e Republikës së Kosovës.

“Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe kështu, presim që Këshilli i Ministrave t’i japë fund izolimit dhe miratoj lëvizjen e lirë. Ne jemi të lumtur me miqësinë që ofron Estonia dhe përkrahjen në të gjitha institucionet ndërkombëtare”, theksoi ministrja Hoxha, duke shtuar se është shumë e nderuar nga takimet e deritashme zyrtare dhe përkrahja që mori për liberalizim, përcjell Telegrafi.


Ndwrsa, Mart Nutt, shef i Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Estoni, në Parlamentin estonez, theksoi gatishmërinë e bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave, për vlerat e përbashkëta dhe miqësia e dy popujve, e nxitur nga e kaluara e vështirë por me synime të integrimit me vlerat euro-atlantike.

Ai vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës dhe ritheksoi se ashtu siç votat e euro deputetëve estonezë në Parlamentin Evropian ishin unanime për liberalizim, ashtu do të jetë edhe vota pozitive e Estonisë në Këshillin e Ministrave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori