LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha priti Komisionarin Hahn në kufirin me Serbinë

Ministrja Hoxha priti Komisionarin Hahn në kufirin me Serbinë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot Komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Johannes Hahn, në kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar vizitën e tij si të rëndësishme.

Me këtë rast, Ministrja Hoxha në rrjetin social ka shkruar:

“Në kufirin shtetëror me Serbinë, në Merdar, sot, mirëprita ardhjen e Komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.


Ardhja e tij sot në Kosovë, është me rëndësi sepse është e lidhur me klimën aktuale në raportet e Republikës së Kosovës me fqinjët, me mesazhe të paralajmëruara për promovimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal.

Gjithsesi, fokusi ynë është jo vetëm fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal për të cilën kemi dhënë prova të bollshme, por edhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe liberalizimi i vizave.

Nuk mund të arrihen suksese në procese integruese, nëse qytetarët e Kosovës kanë kufizime dhe janë të vetmit në Evropë të getoizuar. Ne kemi plotësuar të gjitha 95 kushtet e parapara me udhërrëfyesin e liberalizimit, andaj, ajo që presim ne është aprovimi i lëvizjes së lirë, si hap i nevojshëm i mirëbesimit dhe realizimin e përpjekjeve për procesin integrues dhe vlerave të përbashkëta integruese.

Z. Hahn, do t’ia bëj me dije se ashtu siç ata kanë pritur nga ne plotësimin e 95 kushteve nga udhërrëfyesi për liberalizim, edhe ne presim nga ju aprovimin e vendimit për liberalizim në Këshillin e Ministrave!” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori