LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha përshëndet miratimin e ligjeve nga Kuvendi, të rëndësishme për procesin integrues

Ministrja Hoxha përshëndet miratimin e ligjeve nga Kuvendi, të rëndësishme për procesin integrues

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur miratimin e tri ligjeve shumë të rëndësishme për procesin integrues, nga ana e deputetëve të Kuvendit të republikës së Kosovës.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se “votimi i sotëm i projektligjeve, i japin shtytje vendit tonë në shumë fusha, duke kontribuar për procesin integrues, andaj i falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votim. Me miratimin e këtyre marrëveshjeve, ne, vendin tonë e bëjmë gati për integrim”.

Postimi i plotë:


Votimi i sotëm i projektligjeve, i japin shtytje vendit tonë në shumë fusha, duke kontribuar për procesin integrues, andaj i falënderoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votim. Me miratimin e këtyre marrëveshjeve, ne, vendin tonë e bëjmë gati për integrim.

Të drejtat e njeriut, efiçienca e energjisë, ekonomia digjitale, siguria ushqimore, lidhshmëria e arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale, janë fusha ku do të përdorën fondet e Marrëveshjes së parë, ku vlera arrin në 48 milionë euro, përkrahje nga BE-ja për Kosovën.

Programi “Evropa për qytetarët”, përmban fonde prej 187 milion eurove dhe synojnë të promovojnë qytetarinë aktive evropiane dhe si fokus ka autoritetet lokale, organizatat hulumtuese të politikave, grupet e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile.

Kosova po ashtu, me Programin Erasmus +, bëhet vend partner i BE-së, dhe përfiton nga rrjete të ndryshme të mbështetjes së politikave evropiane siç janë Korniza evropiane e kualifikimeve, Eurydice, Europass dhe Euroguidance dhe platformat elektronike (eTwinning dhe EPALE).

Kosova kështu bëhet e barabartë me fqinjët e Ballkanit Perëndimor si dhe me vendet anëtare të BE-së për rrjetet mbështetëse të politikave, duke fuqizuar perspektivën evropiane dhe të ardhmes drejt BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori