LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha në Bruksel shpreh zhgënjimin për mos liberalizimin e vizave

Ministrja Hoxha në Bruksel shpreh zhgënjimin për mos liberalizimin e vizave

Në seancën plenare të Këshillit të përbashkët të MSA-së, BE-Kosovë, të cilën e udhëhoqën Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka diskutuar për kriteret politike, kriteret ekonomike, implementimin e MSA-së si dhe bashkëpunimin financiar.

Ministrja Hoxha në fjalën e saj u fokusua në faktin se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe shprehu shqetësimin për mos marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave, gjë e cila vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së dhe është zhgënjyese për qytetarët.

Në takim, Ministrja Hoxha ka theksuar se është përshpejtuar zbatimi i reformave gjithëpërfshirëse për të përmbushur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke u fokusuar në zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave.


Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, janë kapitull pozitiv i Kosovës, ka theksuar inistrja Hoxha, duke cekur pengesat që Kosova ka hasur në tregtinë e lirë.

“Kosova ka miratuar Pakon e ligjeve për Reformën e Administratës Publike dhe Programin e Menaxhimit të Financave Publike, përzgjedhjen në sektorin publik të nëpunësve civilë të lartë, racionalizimin e agjencive të pavarura për të rritur llogaridhënien, eliminimin e kompetencave të mbivendosura dhe sigurimin e një administrate publike më të strukturuar”, potencoi Hoxha.

Kosova, ka cekur Ministrja Hoxha, është duke përmirësuar sundimin e ligjit dhe klimën e investimeve për investimet vendase dhe të huaja, duke përfshirë të drejtat pronësore të investitorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori