Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në Thesarin Amerikan të Departamentit të Shtetit nga zyrtari i lartë i këtij Institucioni Larry McDonald, ku diskutuan për kontributin që ka dhënë Thesari i Shtetit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve.
Me këtë rast ministri Hamza e njoftoi McDonald, për progresin që e ka bërë Kosova në rrugën e vetë të zhvillimit, për stabilitetin makro fiskal, për detyrat të cilat i kemi para nesh për zhvillimin e vendit të cilat po adresohen me shumë kujdes për të pasur një rritje më të madhe ekonomike dhe zhvillim më të madh të shtetit tonë.
Ai gjithashtu e njoftoj McDonald edhe për reformat e ndërmarra si në politikat fiskale dhe ato administrative në Ministrinë e Financave të cilat po japin rezultate shumë pozitive si dhe për sfidat fiskale që i kemi përpara dhe hapat që po i ndërmerr Ministria e Financave për ti adresuar në mënyrë shumë të kujdesshme duke pasur parasysh ruajtjen e stabiletit makro fiskal.
Ministri Hamza gjatë takimit falënderoi Thesarin e Departamentit të Shtetit Amerikan për tërë ndihmën që e ka dhënë për ndërtimin e institucioneve financiare në Kosovë, që nga themelimi i shtetit tonë dhe u shpreh i lumtur që Thesari Amerikan është pjesë e historisë së suksesit të institucioneve të Kosovës.
McDonald nga ana e tij u shpreh i lumtur për takimin me Ministrin Hamza që po e zhvillon në Washington, e përgëzoj Ministrin Hamza për arritjet e tij duke filluar nga rritja më e madhe ekonomike në rajon që udhëheq Kosova, stabilitetin makro – fiskal, si dhe numrin e madh të reformave që ka bërë Ministria e Financave e të cilat po ndikojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik.
Po ashtu McDonald u shpreh i lumtur me ndihmën që po ofron Thesari i Departamentit të Shtetit Amerikan për zhvillimin e institucioneve dhe kapitalit njerëzor që janë aseti më i vlefshëm i shtetit të Kosovës, si dhe premtoj se Thesari Amerikan do të vazhdojë me mbështetje edhe në të ardhmen.
Ministri Bedri Hamza gjatë qëndrimit në Washington do të takohet edhe me zëvendësdrejtorin e Bankës Botërore z.Cyril Muller dhe zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së Toa Zhang. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës