LAJMI I FUNDIT:

Ministria ndan 200 mijë nga 340 mijë eurot për stadiumin e Kaçanikut

Ministria ndan 200 mijë nga 340 mijë eurot për stadiumin e Kaçanikut

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Kaçanikut, me qëllim të realizimit të projektit “Renovimi i Stadiumit të futbollit në Kaçanik”, ku MKRS-ja do të investojë mjete financiare me një shumë prej 200 mijë euro.

Memorandumi i nënshkruar mes palëve parasheh që investimi të kryhet në një fazë dy vjeçare. Komuna e Kaçanikut, në bazë të dokumentit të nënshkruar, merr për obligim të investojë 140 mijë euro, 70 mijë në vitin 2016, ndërkaq 70 mijë euro në vitin 2017.

Ministri Kujtim Shala, u shpreh se financimi i këtij projekti të rëndësishëm kapital për Komunën e Kaçanikut është në kuadër të investimeve që po bën MKRS-ja nëpër tërë Kosovën, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës për sportin e Kosovës. Sipas tij, ky stadium do të jetë një hapësirë e rëndësishme për sportistët e Kaçanikut dhe shërben për krijimin e kushteve më të volitshme për këta sportistë që të zhvillojnë sport cilësor dhe të korrin rezultate, transmeton koha.net.


Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, e falënderoi ministrin për bashkëpunimin dhe u shpreh se ky projekt për stadiumin është në të mirë të interesave të futbollistëve dhe të qytetarëve të kësaj komune, të cilët do të kenë kushte për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Në takim u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punimeve në Palestrën e Sportit, që është duke u ndërtuar në qytetin e Kaçanikut, ku në bazë të planifikimeve buxhetore në periudhën 2016 – 2018, MKRS-ja do të investojë edhe gjysmë milioni euro në këtë projekt kapital.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori