Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni me fushatë për t’i vaksinuar të gjithë fëmijët

Ministria e Shëndetësisë ka nisur aktivitetet në terren në kuadër të një fushate të gjerë për promovimin e imunizimit, e cila po zbatohet së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Fushata do të përfshijë 20 komuna (120 vendbanime, rurale dhe urbane), ku është regjistruar një mbulim më i ulët i fëmijëve të vaksinuar sipas kalendarit për imunizimin e detyrueshëm, si dhe vaksinimin kundër Covid-19. Mbi 30 ekipe të personelit mjekësor nga qendrat shëndetësore në vend shkojnë “derë më derë”, pra vizitojnë familjet ku ka persona të pavaksinuar.
Ekipet informojnë familjet për përfitimet e imunizimit, ndajnë materiale promovuese dhe, në marrëveshje me prindërit, kanë mundësinë të caktojnë takimet e vaksinimit nga kalendari i rregullt i imunizimit. Fushata do të zgjasë pesë javë (deri në fund të majit) dhe janë planifikuar të vizitohen mbi 2900 familje. Si pjesë e fushatës, të moshuarit mbi 60 vjeç kanë mundësinë të marrin një vaksinë polivalente kundër Covid-19 si një dozë përforcuese në vend.
Në këtë drejtim, pikërisht në Javën e imunizimit, e cila zgjat nga 23 deri më 29 prill, Qendra Shëndetësore Shkup ka marrë pjesë aktive me ekipet e saj që dalin në terren në disa komuna të Shkupit.
“Shtëpia e Shëndetit Shkupi është përfshirë në Javën e Imunizimit, në territorin e tri komunave, përkatësisht në Gjorçe Petrov, Çair dhe Gazi Babë dhe vendbanimet përreth tyre. Ekipet promovuese dalin në terren për të informuar prindërit për rëndësinë e imunizimit të fëmijëve të tyre, veçanërisht për ata fëmijë që nuk janë vaksinuar ose kanë humbur një vaksinë. I gjithë aksioni është për të rritur mbulimin e fëmijëve të imunizuar rregullisht, prandaj ekipet tona ofrojnë informacion të detajuar dhe këshillojnë për përfitimet e imunizimit të rregullt. Domethënë i informojnë prindërit dhe caktojnë takim në pikat më të afërta të vaksinimit”.
“Sipas raportit të fundit të UNICEF-it, Maqedonia renditet e dyta në botë për nga numri i fëmijëve që nuk janë vaksinuar që nga lindja. Është një fakt shqetësues. Prandaj më vonë do të përballemi me shfaqjen e sëmundjeve që konsiderohen të zhdukura. Ne jemi ende duke luftuar me rritjen e ndërgjegjësimit për imunizimin kundër fruthit. Disa vite më parë patëm një epidemi të kësaj sëmundjeje të rrezikshme virale. Duhet kuptuar se imunizimi është vendimtar për parandalimin e sëmundjeve që mund të jenë vdekjeprurëse. Ekipi ynë mobil sot është në Shuto Orizarë nga ora 9 deri në 13”, thotë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, d-r. Viktor Isjanovski./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa