LAJMI I FUNDIT:

Qeveria së shpejti procedon propozimin e KES-it për rritjen e pagës minimale

Qeveria së shpejti procedon propozimin e KES-it për rritjen e pagës minimale

Ministria e Punës është në fund të përgatitjes së lëndës për të dërguar në Qeveri propozimin e Këshillit Ekonomik Social për rritjen e pagës minimale në 250 euro, dhe procedimi i saj është çështje ditësh.

Kështu ka thënë ministri i Punës, Skënder Reçica, në një intervistë për televizionin publik.

Reçica beson se Qeveria do ta miratojë propozimin derisa ka shtuar se rritja e pagës minimale nuk ndikon në skemat pensionale dhe sociale.


Por, rritja e pagës minimale në Kosovë e propozuar nga Këshilli Ekonomik Social (KES), ka hasur në kundërshtim nga disa përfaqësues të bizneseve në Kosovë.

Paga minimale në Kosovë e cila sipas një vendimi të vitit 2011 të Qeverisë së Kosovës vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, është propozuar të rritet në 250 euro.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po kundërshton rritjen e pagës minimale, pasi që sipas tyre, paga minimale në vlerë prej 250 eurosh mund të ndikojë në përkeqësimin e mëtejmë të prospekteve të punësimit si dhe në rritjen e in-formalitetit në punësim.

Fuqia e lirë punëtore, sipas një komunikate për media të Odës Ekonomike Amerikane thuhet “se është një ndër faktorët kryesorë që ndikon jo vetëm në konkurrueshmërinë e bizneseve, por edhe në përpjekjet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte”.

Lidhur me vendimin e Qeverisë për ngritjen e pagave kishte reaguar edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), duke kërkuar që ngritja e pagave të jetë në vlerën e 4 përqindëshit të pagës së kryeministrit. Kjo i bie se një pagë e punëtorit arsimor të jetë 118 euro më shumë.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ishte takuar me një delegacion të BSPK-së përfshirë edhe kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ku sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e kryeministrit thuhej se ai iu kishte premtuar se do të jetë në dialog të vazhdueshëm dhe se kërkesat e tyre do të trajtohen me kujdesin maksimal, konform kapaciteteve buxhetore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori