LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës, dërgon në Gjermani 360 punëkërkues të Kosovës

Ministria e Punës, dërgon në Gjermani 360 punëkërkues të Kosovës

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka nënshkruar marrëveshje Bashkëpunimi me GIZ-n për dërgimin e së paku 360 punëkërkuesve dhe kompanive që merren me përpunimin e tekstilit në Gjermani.

“Javën e kaluar nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman) dhe Shoqatën e Tekstilit KAMA

Kjo nënkupton që MPMS do të dërgoj për praktike në punë së paku 360 punëkërkues në dhjetëra kompani që merren me përpunim të tekstilit


Praktika do të zgjasë 6 muaj, dhe pagesa për praktikantë do të ndahet proporcionalisht mes MPMS, GIZ dhe kompanive. Sipas përvojave të vitit të kaluar një pjese të madhe të praktikantëve pas periudhës 6 mujore i ofrohen kontrata të rregullta.

Ftohen të gjithë punëkërkuesit e interesuar dhe kompanitë e interesuara, që nga neser të aplikojnë për këtë mundësi.

Gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë programe të ngjajshme edhe për sektorët e tjerë, si IT, drurit, metalit etj.” (sic.), ka shkruar Abrashi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/