LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes do të financojë projekte nga OJQ-të në Maqedoni

Ministria e Mbrojtjes do të financojë projekte nga OJQ-të në Maqedoni

Ministria e Mbrojtjes (MO) e Maqedonisë ka shpallur thirrjen publike për ndarje të mjeteve financiare për mbështetje të projekteve të OJQ-ve dhe fondacioneve.

Paratë janë miratuar nga buxheti i MO-së për vitin 2018 dhe do të shfrytëzohen për mbështetje të projekteve që kanë për qëllim afirmimin e proceseve dhe vlerave me rëndësi për shtetin dhe për MO-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtu përfshihen tema si integrimet euro-atlantike, popullarizimi i shërbimit në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë (URM), rritjen e transparencës në mbrojtje, si edhe kontribute në krijimin e politikave mbrojtëse dhe reformave në mbrojtje, përfshi rëndësinë dhe rolin e perspektivës gjinore në këtë sferë.


Shuma e përgjithshme e mjeteve që do të ndahen është tre milionë denarë, ose rreth 50 mijë euro. /Telegrafi/