Ministria e Financave: Secili punonjës që ka humbur punën gjatë pandemisë do t’i subvencionohet paga me 170 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati sot ka marrë vendim për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e Masës 1.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “në vazhdën e masave të punësimit të prezantuara deri më tani, të cilat janë të rëndësisë të veçantë në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, është edhe Masa 1.1 e cila synon të ndihmojë ata që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë”.
“Përmes Masës 1.1 secili punonjës që ka qenë i punësuar në periudhën dhjetor 2019 – shkurt 2020 dhe e ka humbur vendin e punës do t’i subvencionohet paga bruto deri në 50% për 3 muaj, duke filluar nga periudha tatimore korrik 2021. Kusht për subvencionim është që përfituesi të mos ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën prill 2021 – qershor 2021”, thuhet në njoftim.
Tutje, në komunikatë thuhet se “për të përfituar nga subvencioni, punëtorët e rinj duhet të kualifikohen për Masën 1.1, ku verifikimi do të bëhet përmes webfaqes së ATK-së”.
“Më pas, të kualifikuarit duhet të deklarohen nga punëdhënësi në deklaratën e rregullt mujore që dorëzohet në sistemin elektronik EDI të ATK-së, duke filluar nga data 1 gusht 2021 (për periudhën tatimore korrik 2021). Pasi të jetë bërë deklarimi, punëdhënësi duhet të plotësojë formularin për subvencionim, po ashtu përmes sistemit EDI”, bëhet e ditur në njoftim.
Aplikimi për subvencion nga Masa 1.1 do të mund të bëhet deri më datë 15.10.2021. Për vegzën elektronike për kualifikim, hapjen dhe udhëzuesin e aplikimit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të njoftojë publikun gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa