Ministria e Financave-Maqedoni: Nuk është planifikuar të rriten normat e TVSH-së dhe tatimit mbi të ardhurat personale

“Në drejtim të informimit të saktë të publikut, theksojmë se nuk është planifikuar të rriten normat e TVSH-së dhe tatimit mbi të ardhurat personale, por pjesa që komunat marrin nga mbledhja e tyre. Gjegjësisht, deklarata e Ministrit të Financave Fatmir Besimi në emisionin “Magazina Ekonomike” i referohet rritjes së pjesës që komunat marrin nga mbledhja e TVSH-së dhe tatimit mbi të ardhurat personale, si transfere nga buxheti qendror, dhe jo rritjes së normave të TVSH-së dhe tatimit personal”, njoftojnë nga Ministria për Financa.
Ministri i Financave ishte i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” me temën “Decentralizimi Fiskal”, ku prezantoi reformën për avancimin e decentralizimit fiskal.
“Vetë autori i emisionit “Magazina Ekonomike” Goran Temenugov përmes rrjeteve sociale theksoi: “për shkak të një pasaktësie të vogël të publikuar në “Alsat”, ku thuhej se TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat personale do të rriteshin, në publik u krijua konfuzion. Informacioni i referohet rritjes së pjesës që do të marrin komunat nga TVSH-ja e mbledhur dhe tatimit personal, dhe jo rritjes së tatimeve. Pra, përqindja që do të marrin komunat do të rritet, jo tatimi. Unë kërkoj falje për pasaktësinë dhe në të ardhmen do të bëj çmos që të mos përsëris një gabim të tillë… ”
Si pjesë e reformës për të promovuar decentralizimin fiskal, për të cilën Ministri i Financave dhe Ministria e Financave ka informuar më parë publikun, propozohen tre shtylla – përmirësimi i kapacitetit fiskal të komunave, menaxhimi ekonomik dhe llogaridhënia dhe rritja e transparencës.
Shtylla e parë propozon një rritje të pjesës që komunat marrin nga mbledhja e tatimit mbi të ardhurat personale, si dhe rritje graduale të normës së subvencionit nga TVSH-së së mbledhur, në përputhje me performancën e komunave. Gjegjësisht, është planifikuar të themelohen dy fonde: Fond i Performancës për komunat që tregojnë rezultate pozitive dhe kanë realizim më të lartë të të hyrave të tyre dhe Fond i Barazimit për komunat që kanë të hyra më të ulëta, por ato treguan përpjekje fiskale dhe rezultate të mira në mbledhjen e të ardhurat e tyre vetanake.
Këto propozime do të paraqiten për diskutim publik me BNJVL-në dhe të gjithë aktorët në mënyrë që kjo reformë të kryhet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania