Ministria e Financave ka njoftuar se me qëllim të zbatimit të reformave fiskale, ministri i Financave, Bedri Hamza ka sjellë në fuqi vendimet për lirim nga tatimi doganor dhe akciza për lëndën e parë, gjysëm produktet dhe linjat e prodhimit.
Po ashtu MF ka dhënë lajmin se nga java e ardhshme do të lirohen nga tatimi doganor dhe akciza paisjet e teknologjisë informative duke përfshirë edhe pjesët rezervë për paisjet e prodhimit.
“Ministria e Financave është duke e rishqyrtuar edhe legjislacionin e tatimit në të ardhura personale, të ardhura të korporatës, Ligjin e TVSH-së dhe Ligjin e Administratës dhe Procedurës Tatimore”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se përmes rishikimit të legjislacionit, Ministria e Financave do të ndihmojë zhvillimin e sektorit privat, në këtë rast sektorin e prodhimit që të ketë mundësi më të mëdha të zhvillimit të prodhimtarisë dhe ofrimit të shërbimeve, jo vetëm brenda vendit tonë por edhe jashtë.
“Vlenë të theksohet se rezultat shumë pozitiv është arritur përmes vendimeve për lirim nga tatimi doganor, dhe akcizës. Tani do të vazhdojmë me reformën ligjore më të madhe në vendin tonë me Ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar, ku përveç lirimit të lëndës së parë e cila prodhohet në vendin tonë, nga tatimi i vlerës së shtuar do të bartet mbledhja e Tatimit të Vlerës së Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, kjo reformë do të jetë një ndihmë shumë e madhe për biznesin për arsye se në të ardhmen bizneset nuk do të kenë të obligueshme të paguajnë paraprakisht Tatimin e Vlerës së Shtuar në kufi me rastin e importimit pa e shitur mallin, por do ta paguajnë në brendësi të vendit pas periudhës së rregullt ligjore”, thuhet në njoftimin e MF-së, përcjell Telegrafi.
Sipas Ministrisë së Financave kjo reformë mundëson që bizneset të kenë likuiditet më të madh, biznesi do të ketë mundësinë që të investojë më shumë në zgjerimin e biznesit dhe do të kursehet nga kreditë dhe intereset e ndryshme bankare që kanë qenë të obliguar t’i marrin për të paguar Tatimin e Vlerës së Shtuar në kufi.
“Kosova prinë për këtë reformë të madhe dhe guximshme në ajon, por Ministri i Financave është i përkushtuar për të bërë reforma që e ndihmojnë sektorin privat dhe që e luftojnë burokracinë dhe informalitetin me të vetmin qëllim që Kosova të jetë atraktive për investitorët e vendit dhe të huaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës