LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë paralajmëron model të ri të Komisionit për Antikorrupsion

Ministria e Drejtësisë paralajmëron model të ri të Komisionit për Antikorrupsion

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, sot deklaroi se nuk bëhet fjalë për Ligj për ndalimin e korrupsionit dhe njëra nga detyrat e grupit punues është që të definohet model i ri i Komisionit Antikorrupsion që do të jetë i liruar nga ndikimet politike dhe që do të ketë qëllime që metë vërtetë të kryejë punën e ashtu siç duhet.

“Dilema ishte se a ja vlen të formohet Komisioni Antikorrupsion me afat të shkurtër, sipas ligjeve pozitive ose, të formohet Komision që do të ketë kapacitet. Mendimi im është që të kemi ndryshime thelbësore, dhe jo vetëm t’i përmbushim disa kërkesa dhe të tregojmë se kemi bërë diçka. Interesi dhe dëshira është të kemi Komision Antikorrupsion që ka kapacitet ta kryejë funksionin”, deklaroi Deskoska para fillimit të debatit për luftë kundër korrupsionit.

Ajo tha se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritet e Qeverisë dhe se nga më shumë instrumente në këtë sferë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Njëra nga organizatat ndërkombëtare е cila jep rekomandime në Republikën e Maqedonisë edhe në vendet e tjera për kapërcimin të problemit me korrupsionit është “GREKO”. Për fat të keq duhet të konstatoj se ne kishim rekomandime që duhet t’i plotësojmë, dhe janë dhënë që nga viti 2013 dhe pjesë e atyre rekomandimeve ende nuk janë plotësuar. Kështu që së shpejti do të formohet Komision që do të punojë për implementimin, por edhe për mbikëqyrjen e këtyre rekomandimeve. Qëllimi është që të merremi vesh në pjesën e legjislacionit që do të thotë se do të kemi standarde evropiane për luftimin e korrupsionit, e më pastaj me mekanizma tjera që duhet të ndihmojnë në implementimet ligjeve”, tha Deskoska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori