LAJMI I FUNDIT:

Zharku priti kryetaren e KQVR

Zharku priti kryetaren e KQVR

Ministri i Infrastrukturës (MI), Lutfi Zharku ka pritur sot në takim kryetaren e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës (KQVR) Vesa Ibrahimi, të cilës i premtoi mbështetje dhe bashkëpunim në realizimin e projekteve të përbashkëta për ngritjen e vetëdijes për sigurinë në rrugë.

Ministri Zharku vlerësoi lart rolin e të rinjve dhe përfaqësuesve të organizatave rinore në organizimin e fushatave dhe aktiviteteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit dhe informimit mbi sigurinë në rrugë.

“Unë në takimin e parë që kam realizuar me përfaqësuesit e KQVR-së ju kam premtuar përkrahje dhe partneritet ne realizimin e aktiviteteve të këtij lloji. Kjo konferencë e përbashkët do të na shërbej për të diskutuar dhe për të nxjerrë ide për veprime të përbashkëta në të ardhmen”, tha ministri Zharku


Nga ana tjetër Kryetarja e KQVR-së Vesa Ibrahimi, e falënderoi ministrin Zharku për gatishmërinë dhe u shpreh e lumtur që institucioni që ajo drejton dhe strukturat e saj do të japin kontribut në fushën e sigurisë në rrugë, duke e vlerësuar si fushë mjaft sfiduese, sidomos kur jemi në prag të sezonit të verës, kur ka rritje të numrit të aksidenteve.

Ministria e Infrastrukturës, përmes departamenteve përkatëse dhe në partneritet me mekanizma të tjerë, në vazhdimësi organizon fushata dhe aktivitete promocionale me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. /Telegrafi/