LAJMI I FUNDIT:

Ministri Tahiri iu shkruan komisionerëve Hahn dhe Avramopoulos për reformat në drejtësi

Ministri Tahiri iu shkruan komisionerëve Hahn dhe Avramopoulos për reformat në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka nisur sot një letër zyrtare tek komisioneri për Politika të Fqinjësisë së Mirë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe komisioneri për Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, për t’i njoftuar lidhur me aprovimin e legjislacionit tepër të rëndësishëm për reformimin e sektorit të drejtësisë dhe përmbushjes së obligimeve të dala nga procesi i liberalizimit të vizave.

Ministri Tahiri përmes kësaj letre ka theksuar se janë përmbushur të gjitha kërkesat e dala për liberalizimin e vizave, dhe po ashtu që ndryshimet legjislative janë përmbushje e obligimeve të dala edhe nga Plani Vjetori i Qeverisë për vitin 2018, Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Plani Zhvillimor Strategjik i Ministrisë së Drejtësisë 2018-2021 si dhe adresojnë gjetjet e Raporteve të Vendit të Komisionit Evropian për vitin 2016 dhe 2018.

“Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar të vazhdoj përmbushjen e prioriteteve qeveritare dhe të marrë masat e duhura për fuqizimin e sektorit të sundimit të ligjit  dhe po ashtu në zbatimin e këtyre ligjeve edhe në praktikë. Për më shumë, Ministria e Drejtësisë do t’i jap përparësi politikave që synojnë promovimin dhe avancimin e efikasitetit dhe efektivitetit të punës së institucioneve të drejtësisë dhe fuqizimit të llogaridhënies”, ka shkruar ministri Tahiri në letër.


Duke parë rëndësinë që kanë reformat në drejtësi për liberalizimin e vizave, ministri ka njoftuar komisionerët se më 23 nëntor, Kuvendi ka miratuar Kodin Penal, Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale, atë  për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Gjykatat, për Këshillin Gjyqësor, për Noterinë, Ligjin për Amendamentin dhe Plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë si dhe Ligjin për Amendamentin dhe Plotësimin e Ligjit për Procedurën Jo-Kontestimore.

“Ne besojmë në vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv dhe në marrjen e asistencës së nevojshme për të mbështetur edhe më tutje institucionet e drejtësisë, në mënyrë që vetë sistemi i drejtësisë në Kosovë të jetë funksional, efikas, profesional, i depolitizuar, i integruar dhe i shtrirë në gjithë territorin e vendit. Andaj, më lejoni të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë për Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori