LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shala uron Federatën e Aeronautikës të Kosovës

Ministri Shala uron Federatën e Aeronautikës të Kosovës

Sot, Federata e Aeronautikës së Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës dhe me këtë rast ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka uruar drejtuesit e kësaj federate për këtë arritje.

“Lajmi për pranimin e FAK-ut me të drejta të plota në FAI, në konferencën e mbajtur në Roterdam të Holandës, është një arritje për aeronautikën e Kosovës dhe një ngjarje për sportin në përgjithësi”, ka thënë Shala, transmeton Koha.net.

Shala, po ashtu u shpreh se në vazhdën e avancimit dhe pranimit të sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ky lajm, është tejet i rëndësishëm për sportin e Kosovës dhe një dëshmi se ai po ndërkombëtarizohet me hapa të shpejtë.

Kurse ai ka thënë se MKRS-ja do vazhdojë të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.