LAJMI I FUNDIT:

Ministri Sefaj dhe shefi i Zyrës belge flasin për luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Ministri Sefaj dhe shefi i Zyrës belge flasin për luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, priti në takim shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Në këtë takim u bisedua për hapat që ka ndërmarrë Republika e Kosovës në kuadër të agjendës për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ministri Sefaj e njoftoi shefin e Zyrës Belge për progresin që qeveria e Republikës së Kosovës e ka arritur në përmbushjen e masave të parapara në kuadër të planit kombëtar për zbatimin e MSA-së.


Shefi i Zyrës Belge, Jean-Louis Servais, premtoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij, rreth përpjekjes që po bëjnë institucionet e vendit në përmbushjen e obligimeve që çojnë përpara agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Ndërkaq, ministri Sefaj falënderoi Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servias për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës, sidomos  në përkrahjen e ofruar në përpjekjet për anëtarësim në INTERPOL dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori