LAJMI I FUNDIT:

Ministri polak akuzon Rusinë se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e BE-së

Ministri polak akuzon Rusinë se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e BE-së

Diplomati i lartë polak, Radoslaw Sikorski, tha se Rusia dëshiron të destabilizojë Evropën.

Bëhet e ditur se Ministri i Jashtëm i Polonisë ka akuzuar Rusinë për destabilitet në Evropë përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane në qershor.

Radoslaw Sikorski tha se “Rusia dëshiron ta destabilizojë situatën në Evropë përpara zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Evropian”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.


“Ata duan të ndikojnë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, tha Sikorski.

“Ne nuk mund t’i lejojmë ata ta bëjnë këtë”, vazhdoi ai.

Belgjika heton "ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e BE-së"
Lexo po ashtu Belgjika heton "ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e BE-së"

Sikorski tha se “ka pasur grupe sabotazhi në Evropë të frymëzuara dhe të paguara nga shërbimet ruse”.

Ndryshe, deklarata e ministrit Sikorski vjen disa ditë pasi kryeministri polak, Donald Tusk, njoftoi për formimin e një komisioni që do ta shqyrtojë ndikimin rus.

Në të kaluarën, Polonia ka thënë se pozicioni i saj si një shpërndarës kryesor i furnizimeve për Ukrainën, e bën atë një objektiv për spiunët e Moskës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Kalo në kategori