LAJMI I FUNDIT:

Ministri Murati kërkon që bizneset t’ua rrisin pagat punëtorëve: Me rritjen e çmimeve janë rritur edhe fitimet e tyre

Ministri Murati kërkon që bizneset t’ua rrisin pagat punëtorëve: Me rritjen e çmimeve janë rritur edhe fitimet e tyre
Foto: Arkiv

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka kërkuar që bizneset duhet t’ua rrisin pagat punëtorëve.

Sipas Muratit, bashkë me rritjen e çmimeve, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.

“Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve. Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet. Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook.


Ai ka shtuar se Qeveria do ta mbështes me 50 për qind për tre muaj secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve.

“Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme”, ka theksuar ai.

“Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor”, përfundoi Murati. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori