LAJMI I FUNDIT:

Ministri Maqedonci takon homologun slloven: Sulmi i 24 shtatorit shqetësues, prapa tij qëndrojnë strukturat shtetërore të Serbisë

Ministri Maqedonci takon homologun slloven: Sulmi i 24 shtatorit shqetësues, prapa tij qëndrojnë strukturat shtetërore të Serbisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takimin homologun slloven, Marjan Sarec, ndërkaq kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend dhe më gjerë.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se nga homologu Sarec kërkoi mbështetjen e Sllovenisë në rrugëtimin e Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike, për të cilin objektiv thuhet se ministri garantoi mbështetjen e padiskutueshme të shtetit slloven.

“Theksova se sulmi i 24 shtatorit është shqetësues për faktin se prapa tij qëndrojnë strukturat shtetërore të Serbisë, andaj duhet trajtuar me shumë vëmendje si veprim që tregon hapur tendencën për destabilizimin e vendit, rrjedhimisht të Ballkanit Perëndimor.


Krahas situatës së sigurisë ministrin Sarec e njoftova për të gjitha përparimet e FSK-së gjerë më tani, për kapacitetet dhe vullnetin  tonë për të thelluar bashkëpunimin me forcat sllovene përmes trajnimeve dhe misioneve të përbashkëta, si dhe aktiviteteve të tjera ushtarake që mund t’i zhvillojmë përtej planit bilateral”, shkruan ai.

Ministri më tej thekson se në takimin me Sarecin ka shprehur qëndrimin e Kosovës sa i përket luftës në Ukrainë dhe synimin e qartë që kemi si shtet për anëtarësim në BE, A5 dhe në NATO.

“E kaluara e përbashkët dhe qëndrimi pro vlerave perëndimore janë lidhja e pashkëputshme ndërmjet dy shteteve tona”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori