Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se brenda 100 ditëve të para do të publikojnë analizën për efektet negative të pandemisë në 38 komunat e Kosovës.
Duke i premtuar mbështetje nivelit lokal, ministri Krasniqi tha se prioritet i tyre gjatë tre muajve është edhe reforma e kornizës ligjore, ndërsa premtoi se shumë shpejt në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i ndihmojnë edhe komunave për barnat esenciale.
Gjatë debatit “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja FOL, Krasniqi iu zotua komunave për bashkëpunim të mirëfilltë dhe plotësim të kërkesave të tyre.
“Kemi filluar në përgatitjet në termat e referencës dhe brenda 100 ditëve të para do të arrijmë të përfundojmë një dokument, i cili do të mundësojë një analizë të mirëfilltë të nivelit lokal. Në kohën që ne jemi duke diskutuar kanë ndodhur disa studime dhe jemi duke marrë për bazë të gjitha këto studime dhe do të shohim çka është lënë prapa nga palët e tjera dhe do të shohim çka do të bëjmë me këtë studimin tonë. Por do të jetë një studim gjithëpërfshirëse në 38 komunat e Kosovës, do të na jep një pasqyrë më të mirë për ndikimin negativ që ka pasur pandemia”, u shpreh ai.
Ministri nga komuniteti egjiptian tregoi edhe për planet e tij në plotësim-ndryshimin e ligjeve në administrimin e pushtetit lokal dhe hartimin e ligjeve të reja.
“Ne kemi përgatitur edhe planifikimet strategjike ku duhet intervenim i menjëhershëm brenda 100 ditëve të para. Ndërhyrja e parë duhet të bëhet në reformën e kornizës ligjore për pushtetin lokal dhe atë përmes plotësim-ndryshimit dhe hartimit të kornizës së re ligjore që ndërlidhet me administrimin e pushtetit lokal. Gjatë këtij 100 ditshi të parë do të arrijmë të ndryshojmë dhe plotësojmë dy ligjet bazike për qeverisjen lokale. Ligjin për qeverisjen lokale dhe plotësim-ndryshimi për financat e pushtetit lokal. Ndërsa, do të përfundojmë koncept-dokumentet për dy ligjet e reja, përkatësisht ligjin për grantin e katërt qeveritar dhe ligjin për grantin e katërt. E para si derivat i premtimit tonë elektoral dhe e dyta si rezultat i punës së ministrisë me shumë donatorë të huaj dhe ndërkombëtar”, tha Krasniqi.
Krahas këtyre, Krasniqi tha se prioritet kryesor do të jetë edhe mbështetja e komunave për menaxhimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
“Prioritet kryesor i MAPL-së është mbështetja e komunave për menaxhimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Nuk mund të anashkalojmë se kjo do të jetë prioritet yni që komunat të fillojnë të ndiejnë edhe mbështetjen e nivelit qendror dhe mos të lihen të parat siç ka ndodhur në qeverinë që lamë pas. Ne iu kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit gjithmonë dhe jemi në koordinim të drejtpërdrejtë me ta.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë jemi në koordinim të mbështetjes edhe nga MAPL për nivelin lokal, konkretisht në barnat esenciale dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë që duhet të kenë qytetarët të pranojnë shërbimet nga QKMF-të. Një pjesë shumë e mirë e tyre edhe në dy takimet që kemi pasur kuptojmë se ka mungesë të tyre. Si ministri jemi munduar që me buxhetin që është aktualisht të koordinojmë me MF dhe MSH që të përfitojnë nga ky buxhet”, tha ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit