LAJMI I FUNDIT:

Ministri izraelit i Mbrojtjes zbuloi lëvizjen e radhës të ofensivës ushtarake në Gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes zbuloi lëvizjen e radhës të ofensivës ushtarake në Gaza

Pas përfundimit të misionit në qytetin Khan Younis, ushtria izraelite do të synojë Rafah, qytetin më jugor të Rripit të Gazës, sipas ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant.

Sipas Kombeve të Bashkuara, popullsia e Rafahut, në kufirin me Egjiptin, është shtuar me shpejtësi pasi banorët e Gazës u zhvendosën atje pas bombardimeve izraelite të qyteteve veriore.

“Ne po i arrijmë misionet tona në Khan Younis dhe gjithashtu do të arrijmë në Rafah. Do të eliminojmë elementët terroristë që na kërcënojnë”, tha ministri.


Biden lëshoi urdhër ekzekutiv: Do të ndëshkohen kolonët izraelitë që sulmojnë palestinezët
Lexo po ashtu Biden lëshoi urdhër ekzekutiv: Do të ndëshkohen kolonët izraelitë që sulmojnë palestinezët

“Kjo luftë kërkon qëndrueshmëri dhe vendosmëri kombëtare ndërsa ne duhet të këmbëngulim derisa të përfundojmë misionet tona”, tha ai.

Forcat izraelite deri më tani kanë eliminuar rreth 10 mijë luftëtarë të Hamasit dhe po aq të tjerë janë plagosur, pohoi Gallant. CNN nuk ishte në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur këto numra.

Dy javë më parë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit vlerësuan se kishin vrarë rreth 9000 luftëtarë të Hamasit që nga fillimi i luftës kundër Hamasit pas sulmeve të këtij grupi në Izrael më 7 tetor.

OKB-ja tha të enjten se më shumë se 1.4 milion banorë të Gazës janë “tashmë të grumbulluar” në provincën e Rafahut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori